Nënkryetari i klubit turk mohon se Abramoviq ka blerë klubin

by admin
Spread the love

Nënkryetari i klubit turk Goztepe, Takat Papatya, ka mohuar raportimet që Roman Abramoviq ka marrë drejtimin e klubit të Super Ligës së Turqisë.

Në ditët e fundit sipas raporimeve në mediat turke, Abramoviq, kishte arritur një marrëveshje me klubin dhe një njoftim zyrtar pritej deri në fund të javës.

Megjithatë, Talat Papatya ka hedhur posht këto raportime duke mohuar se bisedimet janë zhvilluar.

Papatya tha për “DHA”: “Abramoviq nuk kontaktoi dhe nuk foli me askënd për të marrë përsipër klubin. Asnjë gjë e tillë.

Ne lexuam në media se Abramoviq mori përsipër klubin. Nuk ka rëndësi. Ne do të bëjmë njoftimin e nevojshëm kur bisedimet për këto çështje të arrijnë një pjekuri të caktuar”, tha Papatya.

Ndërkohë, kujtojmë se, rusi nxori në shitje Chelsean muajin e kaluar përpara se të sanksionohej nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ende po pritet për pronarin e ri.

You may also like