Nën presionin e publikut, Netflix rikthen serialin ku luan presidenti i Ukrainës, Zelensky

by admin
Spread the love

Volodymyr Zelensky luante rolin e një presidenti para tre vitesh në filmin “Servant of the People”, por sot ai është Presidenti i Ukrainës dhe po përballet me Rusinë. Seriali në fjalë ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që as nuk e njihnin para sulmit të Rusisë dhe Netflix është detyruar ta rikthejë në platformë pas kërkesave të shumta. Për momentin transmetimi ka nsiur vetëm në SHBA dhe pritet të shpërndahet gjerësisht shpejt. “Ju e kërkuat dhe seriali u rikthye! ‘Servant of the People’ është sërish i disponueshëm në Netflix në SHBA. Seriali komedi satirik i vitit 2015 ka protagonist Volodymyr Zelensky në rolin rolin e një mësuesi që befasisht bëhet President pasi një video ku ai ankohej për korrupsion u bë papritmas virale”,-shkruhet në njoftimin e “Netflix”.
Sigurisht fakti që një aktor drejton një shtet aktualisht është disi i çuditshëm në pamje të parë, por Zelensky ka habitur më shumë me përkushtimin ndaj popullit të tij në këto momente të rënda./revistawho.com

You may also like