Neki Emra flet për ardhjen në jetë të dy fëmijëve, si dhuratë për vit të ri

by admin
Spread the love

Neki Emra është emër i njohur i muzikës, ai e ka specialitet të kënduarit live. Këtë fundvit, u bë për herë të parë baba i dy fëmijëve binjak. Ky, është gëzimi më i madh që e ka përjetuar dhe për këtë gjë flet ekskluzivisht në “Kosovare”.

Neki, si ishte 2021 në sytë tu dhe për ty personalisht?
Viti 2021 ishte vit befasues. Në aspektin e përgjjthahëm nuk mund të them që ishte vit pozitiv, por në aspektin personal sjelli një mrekulli në fundvit.

U bëre baba për herë të parë. Urime!
Pra, viti 2021 do të jetë gjithmonë në kujtesen time për ardhjen në jetë të dy fëmijëve të mi, të cilët unë dhe bashkëshortja ime i kemi pritur shumë gjatë. Ardhja e tyre ka qenë një nga emocionet më të mëdha në jetë, një gjë e jashtëzakonshme që e kam ndjerë. Pra, kjo është ajo qe dua ta mbaj në mend gjatë gjithë jetës sime.

Në aspektin profesional?
Viti 2021 ka qenë vit i mundimshëm dhe me angazhime të limituara, kjo për shkak të pandemisë. Kemi punuar as një muaj gjatë verës dhe pak tani në fundvit. Pra, në aspektin personal një vit aspak i kënaqshëm. Për ne, nuk është mërzitur askush, andaj ishte zhgënyese.

Cili është urimi yt për vitin e ri 2022?
Të gjjthë shqiptarëve kudo që janë në Kosovë, në botë, gëzuar vitin e ri 2022. Ju uroj më të mirat për ju dhe familjet tuaja. Lutem për ditë më të mira, të zhduket pandemia dhe që në vitin 2022 të flasim vetëm për gjëra të bukura. Dhe, ndaloni mllefin, sa më shumë fjalë të mira dhe të jetë një rifillim i mirë e me fat, dashuri e mbarësi.

Nderim Neziri


You may also like