Negociojmë me LEN-in, deri në fund të javës do të kemi marrëveshje – Shqip

by admin
Spread the love

ASH MBAJTI TUBIM NË TETOVË

Marrëveshje mes ASH-së dhe LEN-it do të nënshkruhet deri në vikend. Kështu ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pas tubimit të mbrëmshëm në Tetovë. Ai ka thënë se fillimisht do ti diskutojë të gjitha detajet me kryesinë e partisë.

“Ne tashmë kemi filluar negociatat me partitë opozitare dhe besoj se shumë shpejtë do ta bëjmë nënshkrimin e një kontrate me ato. Është i padiskutueshëm ndryshimi. Imagjinoni, energjia është aq pozitive, aq njerëz na bashkëngjiten që në 8 maj definitivisht ndodh ndryshimi. Unë nuk e di veç sa do të jetë diferenca, me siguri do të jetë shumë e madhe” – tha Arben Taravari.

Taravari ka theksuar se tek qytetarët ka frymë mjaft pozitive dhe eufori për ASH-në e cila nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë.

“Ajo që më pëlqen është fryma, energjia pozitive. Ne si ASH apo LRPDSH përpara kemi organizuar shumë takime në Tetovë, por asnjëherë nuk ka pasur kështu frymë, kështu pjesëmarrje. Imagjinoni tre tubime fantastike” – tha Arben Taravari.

Pas përçarjes së ASH-së, kryetari Aben Taravari është më i praniushëm në Teren, duke organizuar tubime me simpatizantët dhe anëtarët e partisë në qytete të ndryshme. /tvklan.mk/

You may also like