Nedved: Kemi bërë një merkato të madhe, skuadra ka ndryshuar shumë

by admin
Spread the love

Zëvendës-presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka folur për “Mediaset” para ndeshjes kundër Sassuolos:

“Kanë ndryshuar ambiciet pas merkatos? Jo, ambiciet janë gjithmonë të njëjtat. Drejtuesit e klubit na dhanë shenja të qarta, në këtë pikë të sezonit jemi aty ku duam të jemi: akoma në Kupën e Italisë, akoma në Champions, vetëm në kampionat jemi pak mbrapa.

Vitin e ardhshëm do të shohim sërish treshen Dybala-Vlahovic-Morata? Mbetet për tu parë, sepse disa kontrata përfundojnë. Por, pavarësisht kësaj kjo treshe na ka pëlqyer shumë edhe neve. Nëse vazhdojnë kështu, vështirë se e humbin vendin e titullarit, por mendoj se në ndeshjet e ardhshme trajneri do të bëjë disa ndryshime.

Roli i Zakarias? Mund të luajë në disa role në mesfushë. Është një lojtar shumë i vlefshëm. Përgëzimet i shkojnë Cherubinit dhe Arrivabenes që kanë bërë një merkato të madhe.

Mesazhi i klubit ishte i qartë, pasi ndërhyri që në janar. Jemi të kënaqur dhe të lumtur, skuadra ka ndryshuar shumë”, ka thënë Nedved. / Oversport.tv

You may also like