Nedved: Chiellini vendos vetë! Dybala i fortë, por kishte kërkesa të larta!

by admin
Spread the love

Pavel Nedved, zëvendëspresidenti i Juventusit, ka folur në prag të finales së Kupës së Italisë ndaj Interit. Çeku preku tema të rëndësishme në intervistën e dhënë për SportMediaset, duke nisur nga Vlahovic e deri te Dybala e Chiellini.

“Vlahovic të rritet, apo ekipi duhet ta ndihmojë? E vërteta është diku në mes. Djali e nisi shumë mirë, ishim entuziastë, ai shënoi edhe gola të rëndësishëm. Nuk është vetëm pesha e fanellës, pasi ai ka bërë shumë edhe në Firence. Mund të jetë edhe lodhje fizike. Dusan është një djalë me shumë vullnet, jemi shumë të kënaqur me të”.

“Ku ngecën negociatat me Dybala? Vështirë të thuhet saktësisht. Ne kemi vlerësuar të gjitha aspektet, atë që bën në fushë dhe jashtë saj. E kam të vështirë të them se ku, por kërkesat e tij ishin shumë të larta. Nuk na pëlqyen dhe rrugët u ndanë. Nuk do të thotë se lojtari nuk vlen, përkundrazi ai është shumë i fortë”.

“Chiellini? Ai është një ikonë botërore, zgjedhja i takon atij se çfarë do të bëjë. Për sa kohë është i lumtur, ai meriton të gjitha të mirat e botës. Ne jemi të hapur për gjithçka, e lëmë të vendosë”, deklaroi Pavel Nedved. / oversport.tv

You may also like