Në Vjenë u mbajt ora letrare poetike “30 vjet me Martin Camajn”

by admin
Spread the love

Para të pranishmeve foli prof.dr. Primo Shllaku dhe prof.dr. Linda Dushi, Dr.Erika Camaj (Bashkëshortja e Martin Camaj), krijues nga Shqipëria dhe Kosova: Gabriela Mujaj,Vlona Ademi, Fahredin Shehu, Besnik Camaj, Ardiana Salihu, Ferdinand Nikaj,Gjergj Rrustaj, Marjana, Marigona Komani dhe Arilda me pikat e shkëlqyera poetike dhe muzikore. Përfaqësues të Ambasadës së Shqipërisë dhe Kosovës.

Për nder të punës dhe veprës së shkrimtarit Martin Camaj dhe kujtimit të 30 vjetorit të ikjes në amshim, ditë më parë në Vjenë u organizua një orë poetike me titull “30 vjet me Martin Camajn”. Këtë takim e hapi me një fjalë hyrëse, profesor Gjergj Jozef Kola, organizator i këtij organizimi.

Për veprën dhe jetën e poetit Martin Camaj, para të pranishmeve foli prof.dr. Primo Shllaku dhe prof.dr. Ledia Dushi.

“Pas hapjes solemne për Martin Camajn dhe fjalëve kushtuar atij, para të pranishmëve koordinatori i Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve -Fan Stylian Noli :Gjergj Jozef Kola prezantoi themelimin e Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve “Fan Stylian Noli” në Vjenë.Prof.Gjergj Jozef Kola i dha fjalën për prezantimin e Shoqatës: Zëvendës-drejtoreshës së kulturës së kësaj shoqate : Dijetare Sejdija-Elmazi, e cila foli rreth themelimit të shoqatës dhe njoftimin e kryesisë:.Kryetari Dr.Gani Sejdija, nënkryetari : Msc.Miftar Tërshnjaku, sekretari gjeneral i shoqatës dhe drejtori i Departamentit të Kulturës: Pro.Gjergj Rrustaj, si dhe anëtarët e kryesisë te Departamentit te kulturës:Drejtor: Gjergj Rrustaj, pedagoge: zëvendëse drejtoresha e kulturës: Dijetare Sejdija Elmazi, sekretär kultures: Nikoll Laski, kordinatori kulturës:Nisret Bujari, Setki Ibraimi, dr. Xhevdet Zenuni, zëvendëse kordinatorja :Drita Cacaj, avokati: Janaq Koci, Xhem Baftjari dhe shumë të tjerë”, thuhet në një komunikatë të shoqatës.

Tutje, më këtë rast, recituan me nga një poezi, poetët: Gjergj Rrustaj dhe Miftar Tërshnjaku. Ky takim u përmbyll me një koktej mes anëtarëve të shoqatës dhe prof.dr. Primo Shllakut, si dhe prof.Dr.Ledia Dushi. të cilët janë po ashtu bashkëpunëtorë të jashtëm të shoqatës. Ndërkohë, Arilda Dushi, pjesëmarrëse në këtë tubim, në një postim të saj në rrjetet sociale, e ka vlerësuar lartë këtë takim.

“Evente të tilla janë të rëndësishme, jo vetëm për vlerën e tyre artistike, por mbi të gjitha për vlerën e tyre kombëtare. Vetëm duke kujtuar dhe lartësuar figurat e vërteta e veprat e vërteta të historisë tonë, do mundemi ne si popull m’u orientuar drejt”, thotë ajo.
Takimi për Martin Camajn dhe prezantimi i Shoqatës Mbarëshqiptare te shkrimtarëve “Fan Stylian Noli”,-Vjenë u mbajt në një nga sallat e Eurohaus. Kryesia e Shoqatës Mbarëshqiptare të Shkrimtarëve F S.Noli falënderon nga zemra të gjithë pjesëmarrësit dhe poetët dhe poetet.

Mirë u pafshim në orët tjera letrare poetike.

You may also like