Në Ukrainë për futboll/ Taulant Seferi tregon aventurën në kampionatin e vendit që është në luftë

by admin
Spread the love

Taulant Seferi një nga golashënuesit e edicionit të shkuar të kategorisë Superire shqiptare me 19 gola ishte i treti lojtarë, pas Tores dhe Tolit që ju bashkuar Vorsklas në Ukrainë, për të filluar një sfidë të re pavarësisht kërcënimit të luftës atje.

Në intervistën e tij për Top Channel  Taulanti tregon këtë aventurë të re të rrezikshme në dukje.

Futbollisti Taulant Seferi:

“Sa mora lajmin se është interesuar Vorskla fola me familjen time, por sic e dini familja dhe prindi mendon ndryshe për fëmijën e vet dhe kishin dilemma, por unë fola edhe me klubin këtu dhe ata më thanë se këtu ku jemi në Uzhhorod nuk ka asnjë problem dhe ne do ti luajmë këtu shumicat e ndeshjeve. Atëherë thash me vete, ok ta provoj këtë hap, pse jo, është kampionat i fortë”.

Po si ishte udhëtimi drejt një vendi, një pjesë e së cilit është i bombarduar dhe vazhdon të qëndrojë nën kërcënimin e bombave.

Futbollisti Taulant Seferi:

“Kam bërë tre fluturime për të ardhur këtu, nga Shkupi në Stamboll, më pas nga Stambolli në Vjenë dhe nga nga Vjena në Kozicec që është 1 orë e gjysëm nga Uzhhorod. Dita e parë ishte mirë, natën e parë erdha vonë të nesërmen kishim ndeshje dhe fola pak me trajnerin. Çunat më kanë pritur shumë mirë, pra atmosfera është shumë e mirë këtu pavarësisht se kemi humbur dy ndeshjet e para. Por unë jam ndjerë shumë mirë, sikur kam kohë që jam pjesë e tyre. Frikë nuk kam sepse në këtë qytet ku jemi që quhet Uzhhorod është gjithçka normale dhe nuk ka asnjë lloj paniku asnjë lloj frike”.

Prej dhjetorit të shkuar në Ukrainë nuk luhej më futboll për shkak të luftës dhe pushtimit rus që filloi në muajin shkurt.

Por federat e futbollit të Ukrainës ka vendosur të rikthejë aktivitetin me 16 skuadra, me ndeshje që luhen vetëm rreth Kievit.

Futbollisti Taulant Seferi:

“Janë vetëm disa stadium ku lejohet të luhet, ne për shembull luajmë këtu në Uzhhorod dhe shumicën e  ndeshjeve i kemi këtu. Ndeshjet zhvillohen në mënyrë normale vetëm se janë pa tifozë”.

I keni ndjekur ndeshjet e Tiranës?

Futbollisti Taulant Seferi:

“Ndoqa Tiranën në ndeshjen e kësaj fundjave por edhe në ndeshjen e kaluar dhe kam vënë re që është po ajo Tiranë dominuese. E kam thënë edhe më herët tek Tirana ka qenë grupi jo Taulant Seferi, Enur Totre apo Ardit Toli. Kështu që grupi ka me qenë edhe sivjet ai që do të mbajë Tiranën lart. Më mungon gjithë shoqëria aty, klubi dhe qyteti normalisht, më mungojnë edhe tifozët, por ju e dini që secili futbollist ka dëshirë me lujt në europë apo sa më lart në karrierën e tij”.


Top Channel

You may also like