Në Turqi janë të sigurt, Mallorca nuk do ta blejë Vedat Muriqin

by admin
Spread the love

Te Lazio zhgënjeu, por në fillim u duk se rilindi me transferimin e tij te Mallorca. Bëhet fjalë për sulmuesin e kombëtares kosovare, Vedat Muriqi, i cili e ka humbur disi shkëlqimin pas ndeshjeve të para me klubin spanjoll.

Muriqi shënoi dy gola në tre ndeshjet e para në Laliga, ndërsa më pas nuk ka shënuar më. Goli i tij i fundit daton më 20 shkurt, çka i ka shqetësuar drejtuesit e Mallorcas.

Kështu, sipas mediave turke, Mallorca nuk është bindur dhe nuk është e gatshme të paguajë shifrën e kërkuar nga Lazio për të blerë lojtarin. Media turke, “Milliyet”, tregon se Muriqi do të rikthehet sërish te Lazio në fundin e sezonit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia për një rikthim në Turqi për sezonin e ardhshëm. /oversport.tv

Foto: RCD Mallorca, Facebook

You may also like