Në sulm kundër Izraelit/ Edi Reya: Broja apo Uzuni? Do tregoj nesër se kush do të luajë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndeshja me Izraelin ka një rëndësi të veçantë për përfaqësuesen shqiptare sidomos pas barazimi 1-1 në Islandë.

Përjashtimi i Rusisë nga UEFA e ka lënë grupin tonë në Ligën e Kombeve me 3 skuadra e si rrjedhojë gabimet janë të patolerueshme.

Trajneri Edi Reja në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin tregon se e kanë analizuar mirë kundërshtarin dhe se është përpjekur të rikuperojë ca nuk funksionoi në ndeshjen e parë.

 “Ne po punojmë që të mundohemi të krijojmë sa më shumë aksione ofensive. Duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore, por për fat të keq finalizimi nuk është në atë nivel që kërkohet. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen, dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të të vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë. Por edhe ne kemi forcat tona, do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishme”, tha Edi Reja, trajneri i Kombëtares.

Për këtë takim janë shtuar edhe opsiones e sulmit me rikthimin e Armando Brojës dhe Myrto Uzunit. A do të jenë ata në formacionin e nesërm?

“Uzuni dhe Broja? Nuk e kam zakon të them se kush luan para ndeshjes. Janë mirë të dy. Uzuni u shërua dhe kur u kthyem tregoi se është në gjendje 100%. E njëjta për Brojën. Kush do luajë, do e ruaj për nesër, kur t’u them djemve”, tha Reja.

Në konferencën për shty ishte i pranishëm edhe Berat Gjimshiti, aq shumë i kritikuar për gabimin në ndeshjen ndaj Islandës.

“Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo pune te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet ne ndeshjen tjetër. Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme”, tha Berat Gjimshiti, futbollist i Kombëtares.

Ndeshja me Izraelin do të luhet ditën e premte në stadiumin “Ari Albania”  orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.


Top Channel

You may also like