Në shtëpi gatuan burri, unë di të bëj petulla dhe byrek

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Elona Duro, gazetarja e njohur shqiptare ishte e ftuar së fundmi në emisionin “E diell”. Së bashku me Beniada Nishanin dhe me fëmijët e rubrikës “Të lumshin duart”, ajo gatoi petulla, ndërsa foli edhe rreth eksperiencës së saj të fundit në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” në Top Channel.

Teksa po prezantonte recetën e saj të petullave, Elona zbuloi se nuk di të gatuajë. Ajo tregoi se në shtëpinë e saj gatuan vetëm partneri i saj, Lorenci, ndërsa ajo di të përgatisë veç ushqime shqiptare si petulla dhe byrek.

“Në shtëpinë time gatuan vetëm Lorenci, burri im. Ai i bën këto punë, si një djalë që ka jetuar për shumë vite në Itali dhe ka marrë shumë nga gastronomia italiane. Kurse unë kam qejf këto gjërat shqiptare. Unë di petulla, byrek”- tha Elona Duro në rubrikën “Të lumshin Duart” në emisionin “E diell” në Top Channel.

Ajo komentoi edhe pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars”, duke e konsideruar si një eksperiencë që e ka shijuar shumë. “Është një nga gjërat më të bukura që kam marrë, të paktën në karrierën time në televizion dhe ia këshilloj të gjithëve pa dallim moshe, krahine, gjinie”- tha Elona Duro duke qeshur në emisionin e së dielës në Top Channel.

You may also like