Në Shqipëri erdhën turistë të varfër, në 2021 erdhën 5.5 milionë persona, por sollën shumë më pak para

by admin
Spread the love

Edhe pse gjatë 2021, turizmi kaloi një vit më të mirë se gjatë pandemisë, sektori sërish nuk është rimëkëmbur nga pasojat e saj, ku sipas kryetarit të Shoqatës së Tour Operatorëve, Kliton Gërxhani këtë vit kanë punuar vetëm hotelet dhe plazhet në muajt e verës, ndërsa turizmi kulturor vuajti:

Rreth 5.5 milionë turistë erdhën në vend gjatë 2021-it, me gjysmën prej tyre nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare.

Edhe pse fluksi ishte i lartë, në total turistët kanë sjellë më pak të ardhura në vend.

Turizmi sipas z.Gërxhani ka ende nevojë për mbështetje, ndërsa për 2022-in vendi duhet të mbetet në zonën e gjelbër sipas tij.

You may also like