Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 80 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

by admin
Spread the love

Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione,  prej të cilave tetëdhjetë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, pesë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dhjetë gjoba për shoferët e motoçikletave.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 masa, nga të cilat 80 masa për tejkalim të shpejtësisë, pesë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 10 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë shqiptuar tre masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, gjashtë masa për kalim në semaforë të kuq, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit…”, thuhet në njoftimin e MPB-së

MARKETING




You may also like