Në Shkup gjoba për 131 shoferë, shtatë ishin pa patentë shoferi, ndërsa gjashtë nën ndikimin e alkoolit

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 masa, nga të cilat 49 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit, tri sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – drita e kuqe …

Nga MPB njoftuan se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

MARKETING



You may also like