Në QKUK për herë të parë kryhet zëvendësimi i Valvulës Aortale

by admin
Spread the love

Për herë të parë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës është kryer një operacion i rrallë.

Bëhet fjalë për zëvendësimin e Valvulës Aortale.

Operimi është kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia.

“Në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë janë realizuar operacionet me procedurën e re të zëvendësimit të Valvulës Aortale, e quajtur Perceval. Bëhet fjalë për valvula biologjike të kualitetit të lartë, të cilat janë vendosur me procedurën e veçantë, pa pasur nevojë që proteza të fiksohet me penj kirurgjikë”, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Tutje në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar thuhet se vendosja e protezës biologjike e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit.

“Proteza biologjike vendoset me ndihmën e stentit te veçantë dhe me një hapje minimale të aortës.Kjo procedurë e shkurton dyfish kohëzgjatjen e operacionit, siguron kualitet të lartë të valvulës dhe minimizon komplikimet e organeve si pasojë e kohëzgjatjes më të madhe të operacioneve kardiokirurgjike”.

“Operacionet janë kryer nga kardiokirurget vendorë, anesteziologë dhe pjesa tjetër e ekipit operator, me asistimin e një profesori nga Greqia”.

You may also like