Në podacastin e Ramës, Sylvinho tregon si pranoi ftesën për t’u bërë trajner i Kombëtares – Shqip

by admin
Spread the love

Për nisjen e sezonit të dytë të podcasteve, kryeministri i vendit Edi Rama ka ftuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe dy zëvendëstrajnerët, Pablo Javier Zabaleta Girod dhe Dorival Guidoni Junior rreth 24 orë pas fitores së Shqipërisë përballë Polonisë.

I pyetur nga kryeministri Rama, trajneri Sylvinho ka treguar me detaje se si ka pranuar ftesën për të stërvitur Kombëtaren shqiptare.

Kryeministri Edi Rama: Le të vijmë më pas te momenti kur ju erdhi kjo ideja për t’u bërë bashkë për të stërvitur Shqipërinë. Çfarë ju shtyu të krijonit këtë ekip për të stërvitur kombëtaren e këtij vendi të vogël, një kombëtare që, sidoqoftë, nuk është mes atyre të rëndësishmeve. Çfarë e ndezi shkëndijën?

Silvinjo: Unë mendoj, Edi, që kur më erdhi një ftesë për darkë me Presidentin e Federatës, gjëja e parë është që folëm italisht. Unë kisha pasur tanimë një përvojë te Interi dhe flisja italisht. Më pas, edhe Doriva më tha: “Silvio, kujdes, sepse ti ke tre vjet që nga rrugëtimi me kombëtaren braziliane për tre vjet, në botërorin e 2018-ës”. Ai e kuptonte shumë mirë punën. Një shoqëri, një klub është një gjë dhe federata është diçka tjetër. Unë kisha përvojën e kombëtares braziliane. Pas kësaj, nisa të shihja lojtarët shqiptarë që qarkullonin. Pashë që flisnin anglisht, spanjisht, italisht. Unë jam një njeri që komunikoj dhe mendova që aty do të mund të komunikoja me të gjithë futbollistët pa përkthyes, edhe në federatë me presidentin. Aty pata shtysë, shtysë të madh. Pastaj, pas darkës, pasi pashë federatën u afrova edhe më shumë dhe, vërtet, nuk pata më dyshim. Fola me Dorivan, Paolo pranoi, për të ishte shumë mirë dhe pas kësaj ishte e lehtë.

Kryeministri Edi Rama: Më kujtohet kur u takuam për herë të parë dhe më the: “Ne nuk mund të premtojmë asgjë, por ajo çfarë mund të premtojmë është se, me këta lojtarë, mund të luftojmë për çdo ndeshje dhe sigurisht, më pas, mund të provojmë që këta lojtarë janë në gjendje të zhvillojnë një proces të rëndësishëm kualifikues. Më kujtohet kjo, Tani, për herë të parë në histori, në këtë moment ndeshjesh eliminatore, në krye të grupit, kur mbeten edhe tri ndeshje. Natyrisht, në futboll, nuk thua dot kurrë “mbaroi” para se të mbarojë, se gjërat mund të ndryshojnë dhe gjithçka të…por a mund të ndani ndjesitë tuaja për të gjitha këto, për çfarë është arritur e çfarë vjen më pas.

Zabaleta: Mendoj, se ajo që do të thoja është se, po të shohësh ekipin tonë dhe po të kthehemi tek ai takimi i parë që patëm të gjithë në Shqipëri – edhe pse, kur Silvinjo më mori në telefon, më kujtohet që isha në Katar – kur pamë ekipin, menduam “kemi lojtarë të shkëlqyer për të bërë diçka të madhe. Mund të ëndërrojmë. Kemi një brez lojtarësh që mund të arrijnë diçka të rëndësishme”. Tani që janë luajtur katër ndeshje dhe jemi në krye të grupit, themi që kishim të drejtë. Mund të ëndërrojmë për gjëra të mëdha, por nuk mund të harrojmë që, në futboll, gjithçka mund të ndodhë dhe më e keqja që mund të bëjmë ose gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të zgjedhim të rrimë me këmbët në tokë. Mendoj se kjo është vërtet me rëndësi për ne. E dimë që pritshmëritë janë të mëdha. Gjithnjë, në futboll, kur skuadra ecën mirë, të gjithë janë të lumtur, duan që skuadra të ketë sukses, të sjellë suksese e kështu me radhë. Po, ne, që kemi një kohë kaq të gjatë në futboll, e dimë që është e vështirë. Çdo gjë mund të ndodhë. Moldavia mundi Poloninë, humbën zero me një, pastaj fituan tre me dy. Kështu që, jemi në një grup ku rezultatet janë shumë të ngushta, çdo gjë ndodh, por gjithçka varet nga ne. Ajo çfarë po tregojmë është që kemi një skuadër të shkëlqyer për të arritur diçka të madhe. Jemi në gjendje të mundim çdokënd, por këmbët në tokë, të qetësojmë pritshmëritë. Kemi ende tri ndeshje për të luajtur. Hap pas hapi, lojë pas loje dhe pastaj do të shohim nëse në nëntor do të arrijmë atë ëndërr që nuk është vetëm e jona, është ëndrra e këtij vendi.

Kryeministri Edi Rama: Po, e të gjithë kombit. Si është ndjesia tani?

Doriva: I lumtur, për gjithë çfarë kemi mundur të bëjmë deri tani, por jemi të ndërgjegjshëm që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse ende mungojnë tri ndeshje, por kemi besimin që skuadra mund të përmirësohet edhe më shumë. Mund ta bëjmë, kështu që jemi në rrugën e duhur.

Silvinjo: Të gjitha sa u thanë janë të drejta. Jemi të vetëdijshëm që po ecim mirë dhe kur bëhet fjalë për këtë, sigurisht që protagonistët janë lojtarët. Të gjithë kemi kaluar nëpër rrugën tonë si lojtarë dhe aty produkti është i mirë, siç e tha Paolo. Janë lojtarë shumë të fortë, janë të mirë, menaxhimi është i mirë. Kemi tri finale, kemi tri finale. Prandaj është i bukur futbolli, për të gjitha këto. Një grup i vështirë, i ekuilibruar, megjithatë, e kemi arritur pjesën e parë të objektivit një kuptim. Fitorja e djeshme na çon drejt një ndeshjeje më shumë në tetor dhe me një rezultat të mirë arrijmë në nëntor, në kushtet për t’u kualifikuar, çka varet vetëm nga ne. Kjo është pjesa e parë. Pas nëntorit, pastaj, të shohim, por pjesë e objektivit, deri më tani, ishte kjo.

Kryeministri Edi Rama: Mendoj që keni një punë shumë të rëndësishme psikologjike për të bërë, sepse presioni mbi djemtë rritet, pritshmëritë e të gjithëve shtohen dhe ne të gjithë shpresojmë shumë që përvoja juaj në fushë, sepse jeni të tre kampionë të padiskutueshëm në jetën tuaj. Keni patur mundësinë të luani në nivelet më të larta ndërkombëtare, të jeni nën trysni gjatë gjithë kohës dhe ndoshta kjo është një vlerë e shtuar për kombëtaren, tani që ju e dini si të ruani qetësinë në këto situata apo nuk është e lehtë që këtë t’ua përcillni djemve.

Silvinjo: Jo, nuk është e lehtë, po ketë drejtë. Ne shkojmë aty të punojmë me të gjithë. Pjesë e rëndësishme e drejtimit është se ne nuk e humbasin kontaktin me lojtarin në këtë moment. Flasim me ta, shkojmë t’i shohim, jemi aty, praktikisht, iu qëndrojmë afër të gjithëve dhe kur vijnë sërish, e dinë tashmë çfarë do të gjejnë te ne në kuptimin e mesazhit, pra edhe kjo është një punë që e bëjmë, një punë që bëhet. Është e drejtë, përvoja është. Mendoj që ne kemi një përvojë të bukur nëv jetë. Si ish-futbollistë mund t’ua përcjellim këtë vërtet atyre, të vihemi në anën tjetër, kjo mendoj dihet. Ajo çfarë shqetëson është që në kombëtare është gjithnjë e vështirë, pasi vijnë nga shumë skuadra, ndërsa ne jemi gjithnjë aty dhe ata e dinë si lojtarë se, përveç ndonjë dëmtimi, do i shohim sërish pas 30 ditësh dhe nëse gjërat shkojnë mirë me të gjithë, do të rinisim në tetor të gjithë së bashku.

Zabaleta: Me shpresë, me shpresë të gjithë do jenë në gjendje të mirë. Kjo për ne është mjaft e vështirë, sepse shohim përditë, përditë ndeshjet e tyre dhe vetëm mund të lutemi që të mos kenë dëmtime e gjithçka tjetër. Po është diçka që nuk e kontrollojmë dot, sigurisht. Kur shohim pastaj lojtarët që vijnë në Shqipëri, të buzëqeshur dhe shohin që gjithçka është në vend, gati për të filluar, kështu e krijon mendësinë e duhur për të garuar. Nuk ka mënyrë tjetër./tvklan.al

You may also like