Në ndeshjen ku debutojnë gjyqtarët kosovarë delegati i UEFA-s do të jetë serb

by admin
Spread the love

Një lajm i mirë këtë javë erdhi nga UEFA, pasi për herë të parë një katërsheje të gjyqtarëve kosovarë në krye me Genc Nuzën i është besuar drejtimi i ndeshjes së Conference League, ndërmjet skuadrës qipriote Omonoia FC dhe asaj kazake FC Kairat Almaty, që zhvillohet të enjten në orën 21:00.

Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, derisa gjyqtar i katërt Visar Kastrati. Kësisoj, Nuza bëhet gjyqtari i parë kosovar që do ta drejtojë një ndeshje të këtij niveli në fazën e grupeve në garat e UEFA-s.

Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në Conference League, dëshmon punën e mirë që është bërë në futbollin tonë edhe në aspektin e ndarjes së drejtësisë.

Zgjedhje interesante nga UEFA për duelin historik ku debutojnë gjyqtarët kosovarë në Conference League, delegati i UEFA-s do të jetë serb.

Omonoia FC (CYP) – FC Kairat Almaty (KAZ) | Group H

Referee: Genc Nuza (KOS)

Assistant Referee 1: Fatlum Berisha (KOS)

Assistant Referee 2: Bujar Selimaj (KOS)

Fourth Official: Visar Kastrati (KOS)

UEFA Referee Observer: Kristinn Jakobsson (ISL)

UEFA Delegate: Igor Radojičić (SRB).

You may also like