Në luftën e Ukrainës rusët po i djegin kufomat në krematoriume mobile

by admin
Spread the love

Popullsia në Mariupol është duke vujatur nga kushtet e pasigurta gjatë luftës në Ukrainë. Mijëra kanë vdekur – tani trupat e tyre po digjen nga rusët

Lufta në Ukrainë ka marrë mijëra viktima civile. Që nga fillimi i luftës së agresionit rus, janë granatuar dhjetra qytete ukrainase.

Qyteti port i Mariupolit në lindje të vendit tashmë është shkatërruar pothuajse plotësisht. Qindra mijëra civilë mbetën të mbërthyer në arenën e luftës për javë të tëra. Shumë prej tyre u vranë nga ushtria ruse.

Por tmerri nuk ka mbaruar ende. Tani Kremlini dëshiron të mbulojë krimet e tij të tmerrshme. Sepse rusët përdorin krematoriume të lëvizshme për të djegur kufomat në rrugët e qytetit. Kjo është bërë e ditur nga Bashkia e Mariupolit në Facebook dhe Telegram, transmeton portali Shtegu.

Qyteti i Mariupolit dyshon se Rusia gjithashtu dëshiron të shkatërrojë “çdo dëshmi të krimeve të kryera nga ushtria e saj në Mariupol” për shkak të masakrës së Buchas. Rusët ua lanë “punën e pistë” ndjekësve të tyre. I mblidhnin trupat dhe i digjnin.

Kryebashkiaku Vadim Boychenko është prekur thellë: “Rusët e kanë kthyer të gjithë qytetin tonë në një kamp vdekjeje”. E indinjuar është edhe gazetarja ukrainase Anastasiia Lapatina.
Ajo në Tëitter shkroi: “Rusët kanë filluar të përdorin krematoriumet e lëvizshme në Mariupol për të djegur ‘masivisht’ trupat e ukrainasve të masakruar”. Ajo vazhdon: “Kjo është një fatkeqësi. Dhe ne kurrë nuk do ta dimë shtrirjen e vërtetë të saj”.

Viktimat e civilëve në Mariupol aktualisht vlerësohen në rreth 5 000 njerëz. Por numri i rasteve të paraportuara është i madh, qyteti flet për potencialisht 10 000 viktima.

Ministria britanike e Mbrojtjes njofton gjithashtu se situata humanitare në qytet po vazhdon të përkeqësohet. Përafërsisht 160 000 civilët e mbetur nuk kanë qasje në ujë, ngrohje apo mjekim – atyre gjithashtu u mohohet çdo mjet komunikimi.

You may also like