Në Kuvend në rend dite është buxheti për vitin 2022

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet seanca e 54-të në rend dite të së cilës është edhe propozimi plotësues i Buxhetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022 në lexim të dytë.

Debati për propozim-buxhetin plotësues në seancë plenare zgjat pesë ditë.
Pas debatit të amendamenteve në komisionet e Kuvendit, Qeveria nga numri i tërësishëm i amendamenteve pranoi 23 në vlerë të përgjithshme prej rreth 382 milion denarë. Plotësisht, në propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi edhe ndryshime si plotësim të Buxhetit dhe atë për rritje të mjeteve në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në vlerë prej 250 milion denarë për realizimin e aktiviteteve programuese të Radiotelevizionit të Maqedonisë, pastaj për rritje të mjeteve në Gjykatën Kushtetuese në vlerë prej një milion denarë për zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj kushtetues dhe rritje të mjeteve në Policinë financiare në vlerë prej një milion denarë për obligime të ndërmarra për furnizim të automjeteve.

Me propozim-buxhetin për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 238,9 miliard denarë dhe janë për 7,4 për qind më të larta nga ky vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë, që është për 1,4 për qind më shumë nga viti 2021. Deficiti planifikohet në nivel prej 33,5 miliard denarë ose 4,3 për qind e BPV-së dhe është më i ulët për 2,2 për qind pikë në krahasim me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Në propozim-buxhetin për vitin 2022 për investimet kapitale janë parashikuar 37,8 miliard denarë, që është për rreth 27 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

Deputetët në suaza të seancës së 54-të duhet t’i sjellin edhe propozim-vendimet për miratim të vazhdimit të afatit për ekzistim të gjendjes së krizës në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendjet në tregjet e energjisë elektrike, për shkak të rrezikut të lartë nga vëllimi i rritur i hyrjes dhe tranzitit të emigrantëve në territorin e vendit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë Kovid-19, si dhe Propozimi i vendimit për risistemim të mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror ndërmjet fondeve.

Para deputetëve do të gjenden edhe Propozim-ligji për garancion të Republikës së Maqedonisë së Veriut në obligimet e Marrëveshjes për hua për financim të Korridorit rrugor VIII – faza I e projektit, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Propozimi i ligjit për garancion të Republikës së Maqedonisë së Veriut në obligimet e Marrëveshjes për hua për financim të Projektit të EMV-së për tranzicion ndaj elektranave fotovoltaike-diellore, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqatës Aksionare për prodhimtari të energjisë elektrike, Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në pronësi shtetërore, Shkup dhe Propozim-ligji për rregullim të obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në bazë të shfrytëzimit të mjeteve nga alokimi i përgjithshëm neto kumulativ i të drejtave speciale të tërheqjes së miratuar me Rezolutën e Bordit të guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar nr. 76-1, të tria me procedurë përmbledhëse.

Disa propozim-ligje mes të cilave edhe nga fusha e dokumenteve personale janë me flamuj evropian dhe duhet të miratohen për shkak të transpozimit të dispozitave evropiane në ligjdhënien kombëtare.

Mes pesëdhjetë pikave të kësaj seance janë edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për sigurim shëndetësor, i Ligjit për fonde investuese, me procedurë përmbledhëse, i Ligjit për Arsim filllor, i Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë përmbledhëse, i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, me procedurë përmbledhëse dhe i Ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha me procedurë përmbledhëse në lexim të dytë.

You may also like