Në Kosovë paqeruajtës, në Ukrainë mbrojtës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ukraina ka aktualisht rreth 40 ushtarë në mision paqeruajtës në Kosovë.

Ata do të kthehen së shpejti në vendin e tyre, të pushtuar nga Rusia qysh më 24 shkurt.

Majori i ushtrisë ukrainase, Ivan Nastenko, ka thënë se kthimi në zonën e luftës do të jetë nder për të, duke shtuar se ditët më të vështira i ka përjetuar nga dita kur Rusia e ka filluar pushtimin e vendit të tij.

“Duket si çmenduri sigurisht. Është shumë e dhimbshme të shohësh ç’po ndodh në Ukrainë por mendoj se jemi në ushtri dhe ne do të përmbushim urdhrin për të mbrojtur shtetin tonë”.

“Fatmirësisht ne do të largohemi së shpejti nga Kosova, do të kemi shansin t’i tregojmë shtetit tonë se sa shumë e duam Ukrainën dhe sa shumë duam të ndihmojmë në mbrojtjen e shtetit”, ka thënë Nastenko për Radio Evropën e Lirë.

You may also like