Në këtë përbërje parlamentare, s`ka ndryshime kushtetuese – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Ballkani I hapur” nuk duhet të jetë zëvendësim për anëtarësimin në BE”

Duke komentuar zhvillimet politike në vend, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic njofton KlanM, ka ripërsëritur qëndrimin se me këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

“Ndryshime kushtetuese me këtë përbërje parlamentare nën diktatin Bullgar dhe në këto rrethana, nuk do të ketë. Këtë që e bën qeveria është një process që do të përfundojë pa sukses. Në Korrik 2022 bënë atë që bënë, duke rikujtuar “Prespën” por I paralajmëruam se tash është kohë tjetër. Nuk është koha kur kishin mundësi të dakordohen me ish-struktura të shantazhuar të VMRO-DPMNE-së, që fatkeqësisht kanë funksionuar në parti. Nuk ka më të tillë , tha Hristijan Mickoski.

Duke komentuar nismën “Ballkani I Hapur”, Mickoski, sic percjell KlanM, ka theksuar se kjo iniciativë nuk duhet të jetë zëvendësim për anëtarësimin fuqiplotë në BE.

“Cdo nismë rajonale që ndikon në standardin e qytetarëve, VMRO-DPMNE-ja do ta mbështesë. Nëse kjo është një nismë e këtillë – nuk e dijmë, nuk kemi asnjë informatë. Ja të themi Serbia dhe Shqipëria, kufizohen mes tyre, por ka një contest tjetër për të cilin sot bisedohet në Ohër, e kjo është cështja e Kosovës. Ka shumë cështje që opinioni nuk I di e që lidhen me “Ballkanin e Hapur , tha Hristijan Mickocki.

Sot edhe kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ishte në Ohër, por jo në takimin e nivelit të lartë Prishtinë – Beograd, por, sic kanë thënë nga opozita, në kuadër të aksionit të paralajmëruar “Bashkë me Popullin”./KlanMacedonia/

You may also like