Në këtë lojë s’bëj dot pa ty

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë dy nga banorët që shihen si fituesit potencialë të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Që në ditët e para të hyrjes së tyre në shtëpi, ata janë vetëshpallur ‘armiq’ teksa debatet mes tyre kanë qenë të shumta.

Por, ditën e sotme, dyshja kanë vendosur të qetësojnë pak situatën dhe të bisedojnë për herë të parë ballë për ballë me njëri-tjetrin në lavanderi së bashku. Aktorja është shprehur e prekur nga fjalët që ai ka thënë për të në dhomën e rrëfimit, ndërsa ka deklaruar se ajo nuk bën dot në këtë lojë pa të.

“Nuk të them dot të mos mendosh që e kam bërë për lojë, ke gjithë të drejtën e botës ta mendosh ashtu. Ke 80 ditë që më sulmon dhe kemi qënë lojtar të dy. Unë në këtë lojë pa ty nuk bëj dot. Të respektoj shumë si lojtar, por fjalët që thua për mua më kanë prekur.

Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që do vinte dita që do të thoja që më kanë lënduar shumë fjalët e tua” – u shpreh Olta Gixhari, ndërsa Luizi i ka thënë se me përkujdesjen që ajo tregoi për të gjatë ditëve që ai ishte i sëmurë, ishte 95% e sinqertë.

“Nuk e them dot që ti ke qënë 100% e sinqertë me mua në përkujdesjen që tregove, 95% po. E pashë se si e trajtove ti këtë gjë të Kiara, prandaj mendoj se bëre lojë” – tha Luizi.

You may also like