Në kërkim të çerekfinaleve, supersfida në Europa dhe Conference League

by admin
Spread the love

Do të luhen sot ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8-ve të finales së Europa League, që do të përcaktojnë emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste të këtij turneu.

Shumë emra të mëdhenj të kontinentit do të zbresin në fushë në kërkim të kualifikimit në turin tjetër të këtij turneu.

Pas fitores në ndeshjen e parë Atalanta kërkon një tjetër rezultat pozitiv në Gjermani përballë Leverkusenit që të kualifikohet në çerekfinale. Barcelona kërkon fitoren në “Camp Nou” përballë  turqve të Galatasaray pas barazimit pa gola në ndeshjen e vajtjes në Stamboll.

Spektakël premtojnë edhe përballjet Lyon-Porto dhe West Ham-Sevilla, ndërsa Crvena Zvezda dhe Monaco do të mundohen të përmbysin rezultatet e ndeshjeve të vajtjes.

Edhe skuadrat që luajnë në Conference League do të luajnë sot ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales. Pas fitores në Holandë, Roma kërkon një tjetër sukses përballë Vitesse, që të kualifikohet në çerekfinale.

Feyenoord, Slavia Praha dhe Leicester kanë hedhur një hap drejt kualifikimit pas fitoreve të arritura në ndeshjet e vajtjes, ndërsa në sfidat e tjera kualifikimi është i hapur. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like