Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko/ Arrestohet në Belgjikë Leonard Duka

by admin
Spread the love

Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, është arrestuar sot në Belgjikë.

Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Për këtë atentat, është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, ndërsa të shpallur në kërkim kanë qenë Leonard Duka, Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.


Top Channel

You may also like