Në Itali janë të sigurt, Paulo Dybala i ka thënë po Interit

by admin
Spread the love

Në Itali janë të sigurt. Paulo Dybala ka pranuar ofertën e Interit dhe tashmë ka filluar numërimi mbrapsht se kur do të vijë firma në kontratë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sulmuesi argjentinas është bindur nga oferta e ziklatërve dhe shumë shpejtë do të veshë fanellën e Interit.

Megjithatë, kanë mbetur edhe disa detaje ende pa u zgjidhur në këtë marrëveshje. Kështu paga e tij do të jetë 6 milionë euro, plus bonuse që do të çonin në total 7 milionë euro.

Megjithatë, për sa i përket detajeve që duhet të rregullohen është kohëzgjatja e kontratës ku po vlerësohet nëse do të jetë 3 apo 4-vjeçare. Nga ana tjetër po diskutohet edhe për një bonus në momentin që do të hedhë firmën në kontratë. Megjithatë, ajo që është e sigurt sipas mediave italiane është se zyrtarizimi do të vijë shumë shpejt. /oversport.tv

You may also like