‘Në frigorifer gjeta suxhuk, djathë & Nitën’, shpërthen Bledi Mane: Ajo është mosmirënjohëse amatore

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetari i njohur Bledi Mane nuk është përmbajtur aspak ndaj deklaratës së këngëtares Nita Latifi, e cila u shpreh pak ditë më parë se nuk do të lidhej kurrë me një tipi si ai. Duket se tashmë dy ish-konkurrentët e Big Brother VIP i kanë prishur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

E fill pas deklaratës së Nitës, Bledi Mane “shpërtheu” në një postim në Instagram ku e quajti një “mosmirënjohëse amatore”. Ai e ka ironizuar këngëtaren, ndërsa në postimin e tij në rrjete sociale, shkruan se është ai që e mësoi Nitën të ecë.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja.

Ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi Bledi në rrjetet e saj sociale.

You may also like