“Në festa nuk mungon kurrë, te Pele nuk erdhi”, tifozët sulmojnë Neymar

by admin
Spread the love

Në Brazil nuk e kanë pritur aspak mirë mungesën e Neymar në ceremoninë mortore të Pele, i cili u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.

Shumë tifozë të kombëtares seleçao kanë sulmuar numrin 10 për faktin që nuk mori pjesë në lamtumirën e legjendës së futbollit brazilian dhe atij botëror.

Ai mund t’i kishte bërë ‘presion’ klubit për ta lejuar të merrte pjesë në varrimin e Pele. Ai ka insistuar shumë herë për të ardhur në festa, të vinte edhe në funeralin e Pele.

Unë mendoj se Neymar, si një futbollist brazilian që është, ishte i detyruar të vinte dhe të shihte trupin e Peles, pasi ishte diçka e rëndësishme për të gjithë futbollin brazilian”, është një nga komentet e tifozëve të zemëruar.


Top Channel

You may also like