“Në Europë fitohet me k…e”, Adli: Tani mendojmë për… Empolin

by admin
Spread the love

Ndeshja kundër Empolit do të jetë një tjetër test për Milanin që me ekipet e ashtuquajtura të vogla ka vuajtur jo pak sivjet. Lidhur me sfidën e radhës ka folur Jasin Adli, i cili në mikrofonat e televizionit të klubit është shprehur:

“Në futboll, është e komplikuar të shënosh, por ne po ia dalim rregullisht. Sigurisht duhet të bëjmë më mirë në aspektin mbrojtës. Kemi nevojë për forcë, energji. Kur dal në fushë jap gjithçka që kam, me këtë klub duhet të jetë gjithmonë kështu. Nuk kam dyshim që kundër Empolit do të bëjmë mirë.”

Francezi nuk mund të mos komentonte edhe sfidën e Europës ku Milani fitoi 4-2, por mundësitë ishin për të bërë shumë më tepër. Lidhur me këtë fakt, Adli deklaroi: “Donim të shënonim një gol tjetër, ndeshja na dha mundësinë me lojtarin shtesë, donim të shënonim sa më shumë. Shënuam dy gola më shumë, por them se ndeshja në Pragë do të jetë e vështirë, duhet të tregojmë mentalitet. Do të fitojë kushdo që ka më shumë k..e!”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like