Në ditën e Kongresit të PS, Erion Veliaj kërkon edhe një mandat të tretë në Tiranë

by admin
Spread the love

Kryebashkiaku Erion Veliaj, kërkon edhe një mandate të tretë në krye të Tiranës, ai tha sot se do të donte të vijonte drejtimin e Tiranës, duke shpehur kështu kandidaturën për të qenë emri i PS në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Pyetje: Meqenëse është edhe një ndezje motorësh për zgjedhjet vendore të 2023, a do të kemi një kandidaturë tjetër, një përpjekje tjetër për të kërkuar ju votën e qytetarëve të Tiranës për të qenë në krye të Bashkisë?

“Ne duam të vazhdojmë progresin në Tiranë. Ky vit është special, Tirana është kryeqyteti evropian i rinisë dhe do doja që përveç këtij viti special ne të ishim kryeqyteti evropian i diçkaje çdo vit, kështu që duam ta vazhdojmë deri në fund këtë projekt”, u shpreh Veliaj në një intervistë për Klan News.

Deklarata e Veliajt bë për një mandat të tretë, u bë ditën e Kongresit të PS-së.

You may also like