Në dhjetor dalin biletat e Olimpiadës

by admin
Spread the love

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, kanë bërë me dije se në dhjetor të këtij viti do të nxjerrin në shitje biletat e para për këtë event sportiv. Çmimet e biletave do të variojnë nga 24 euro deri në 950 euro.

Në shitje do të dalë sasia e parë e biletave, që do të blihen on-line.

Rreth 1 milionë bileta do të kushtojnë 24 euro, ndërkohë që biletat që shkojnë deri në 950 euro përfshijnë edhe ceremoninë e hapjes e atë të mbylljes. Gjithsesi, shumica e biletave që do të hidhen në shitje do të kushtojnë 50 euro. Ndërsa 1/3 e tyre do të jenë 100 euro.

Pra, organizatorët e Olimpiadës synojnë të aplikojnë çmimet “popullore” për biletat, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t’i blejnë ato dhe t’i ndjekin eventet sportive.

Do të ketë edhe oferta, por ato bileta do të dalin në shitje në shkurt të vitit të ardhshëm. Ofertat përfshijnë bileta me kosto të lirë, por që vlejnë për tri evente të ndryshme.

You may also like