“Në Bucha është vrarë 1 në 5 banorë”, Kievi: Rusët po vrasin civilët që po evakuohen

by admin
Spread the love

Kievi ka lëshuar akuza të reja në drejtim të ushtrisë ruse, e cila sipas ukrainasve është duke vrarë qytetarët e pafajshëm që po largohen nga banesat e tyre.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Lugansk, Sergiy Gaidai raporton një rast në Kremmina, qytet në rajonin e Luganskut nga sot nën kontrollin e Moskës, ku 4 civilë u vranë nga rusët po iknin nga zona.

“Në mëngjesin e 18 prillit, banorët e Kremminës u përpoqën të evakuoheshin me automjetet e tyre. Rusët hapën zjarr mbi një makinë me civilë në bord. Katër persona u vranë. Një person i plagosur rëndë është ende në vendngjarje. Mjekët nuk mund ta arrijnë atë për shkak ndaj bombardimeve të pafundme”, shkruan Gaidai.

Ndërkohë, një tjetër dëshmi e tmerrshme vjen nga kryebashkiaku i Bucha, Anatoliy Fedoruk, qytet shumë pranë Kievit, ku u shkaktua një nga masakrat më të mëdha në këto 54 ditë luftime.

Sipas Fedoruk, nga vlerësimet e fundit rezulton se trupat ruse kanë vrarë 1/5 e banorëve të Bucha-s, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga qyteti.

You may also like