Në Anglia janë të sigurtë: Shtyhet Play Off-i mes Ukrainës dhe Skocisë

by admin
Spread the love

Sipas asaj që shkruan BBC, ndeshja e Play Off-it të Kupës së Botës mes Ukrainës dhe Skocisë është shtyrë për një datë të pacaktuar si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Ndeshja duhej të zhvillohej në “Hampden Park” në 24 mars, por federata ukrainase e futbollit i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë këtë sfidë shkruajnë gjigandët mediatikë anglezë.

Për rrjedhojë do të shtyhet edhe ndeshja finale e Play Off-it, ku fituesi i kësaj sfide do të përballet me fituesin e ndeshjes Uells-Austri.

Po diskutohet për të vendosur datën e re se kur mund të zhvillohet ndeshja e Play Off-it, që me shumë mundësi do të luhet në qershor. / Oversport.tv

You may also like