Në Angli janë të sigurt, Strakosha drejt gjigantit të Premier League

by admin
Spread the love

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Anglia për sa i përket të ardhmes së Thomas Starkoshës. Sipas asaj që raporton talkSport, gardiani kuqezi mund të vazhdojë karrierën e tij te Manchester United.

Gjiganti anglez ka humbur në këtë merkato vere portierin e dytë Dean Henderson dhe për të zëvendësuar atë po mendohet Thomas Strakosha. Mediat angleze shkojnë edhe më tej se është arritur një marrëveshje dhe shumë shpejt pritet të ndodhë edhe zyrtarizimi.

Strakosha aktualisht është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Lazion nuk u rinovua. Më parë ai është kërkuar edhe nga dy klube të tjera angleze, Chelsea dhe Fulham. /oversport.tv

You may also like