Në Angli e bëjnë fakt: Eriksen ka pranuar ofertën e Manchester United

by admin
Spread the love

Vuajti shumë, por më në fund Christian Eriksen është gati për tu rikthyer në futbollin që vlen. Sipas asaj që shkruan “The Athletic UK”, mesfushori danez ka pranuar propozimin e Manchester United për tu bashkuar me “djajtë e kuq”.

Kontrata e re do ta lidhë Eriksen me klubin anglez deri në vitin 2025. Lojtari do të zbarkojë në “Old Trafford” në ditët e ardhshme, shkruajnë mediat britanike. Klubi ka bërë gati kontratën dhe në ditët e ardhshme mesfushori do të kryejë vizitat mjekësore.

Pas arrestit kardiak që pësoi në Euro 2020, Eriksen luan me defibrilator. Diçka e tillë nuk lejohet në Itali, prandaj mesfushori u largua nga Interi për tu bashkuar me Brentford, ku spikati me paraqitjet e tij, ndonëse kishte 7 muaj që nuk zbriste në fushën e blertë. / Oversport.tv

Foto: Brentford FC Twitter

You may also like