Ndryshon situata për Dembele, agjenti kërkon rinovimin me Barcelonën

by admin
Spread the love

Një kapitull i ri ka dalë në skenë në historinë midis Ousmane Dembele dhe Barcelonës. Sipas asaj që raporton Sport, agjentët e lojtarit francez janë takuar me Xavin dhe i kanë treguar atij vullnetin për të rinovuar kontratën.

Një kthesë e bujshme kjo duke marrë parasysh se lojtari tashmë shihej si një largim i sigurt nga Barcelona. Kështu, gjithçka mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.

Takimi mes Xavit dhe agjentëve të lojtarit, Moussa Sissoko dhe Marco Lichsteiner i ka dhënë një tjetër rrjedhë ngjarjeve. Sipas Sport, tekniku katalanas i ka agjentëve një rinovim brenda pak ditëve, në të kundërt ai të shitet brenda datës 31 janar. /oversport.tv

You may also like