Ndryshon agjenda, Asambleja Parlamentare do të diskutojë për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 16 prill – Shqip

by admin
Spread the love

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka ndryshuar agjendën zyrtare për sesionin pranveror.

Në agjendën e re, diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, i cili ishte paraparë të zhvillohej më 18 prill, do të zhvillohet dy ditë më herën – pra, më 16 prill.

Për këtë ndryshim, Përfaqësuesja e përhershme e Serbisë në Këshillin e Europës, Suzana Grubjeshiq komentoi me tone propagandistike për Euronews Serbia. Ajo tha se ndryshimi u bë pasi, sipas saj “ekziston frika se nuk do të ketë mjaft deputetë në sallë më 18 prill sepse ata tashmë po largohen nga Strasburgu”.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në KiE më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Përfaqësuesja serbe thotë se do të jetë “lehtësisht e realizueshme” që të ky raport të miratohet edhe në Asamble.

You may also like