Ndryshime te drejtuesit, Partizani synon arkitektin e Skënderbeut të madh

by admin
Spread the love

Partizani është në kërkim të një drejtori sportiv dhe sipas asaj që shkruan “Panorama Sport” vëmendja e klubit kryeqytetas është përqendruar te Haris Fakiç.

Aktualisht ish-mbrojtësi mban detyrën e konsulentit te Skënderbeu, por në fund të sezonit pritet të largohet nga klubi korçar dhe mund të nisë një aventurë të re në kryeqytet.

Kujtojmë që Fakiç ka qenë një nga arkitektët e Skënderbeut të madh, skuadrës që dominoi kampionatin shqiptar në dekadën e fundit.

Një tjetër emër i lakuar për pozicionin e drejtorit sportiv është ai i Matko Djarmatit, por duket më e vështirë që kroati të largohet nga Shkodra në fund të sezonit. / Oversport.tv

You may also like