Ndihet i rrezikuar nga Haaland, braziliani i Manchester City drejt Arsenalit

by admin
Spread the love

Manchester City është shumë pranë blerjes së Erling Haaland dhe tashmë që ardhja e norvegjezit është thuajse e sigurtë, dikush duhet ti lirojë vendin në skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

Duket se do të jetë Gabriel Jesus, ai që do të largohet, për ti hapur rrugë sulmuesit të ri, duke provuar një eksperiencë të re sërish në Premier League.

Sulmuesit i skadon kontrata në vitin 2023 dhe sipas asaj që shkruan “The Athletic”, Arsenali ka shfaqur interes për brazilianin, madje drejtori teknik i “topçinjve” ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Twitter

You may also like