Ndihesha si Liza në Botën e Çudirave

by admin
Spread the love

Kengetarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë e ftuar në një intervistë, ku e gjithë intervista e vecantë u filmua teksa Arditi dhe ajo udhetonin per ne Gjirokaster. Ne nje moment ai i thote te flasim per divorcin se nuk kemi folur por ajo i ka thene te jete i rezervuar.

Arditi e pyeti se si e mori vendimin për të bërë divorc, pyetje të cilës Jonida u përgjigj: “Ishte shumë e vështirë dhe duke marrë në konsideratë që me ish-bashkëshortin kam kaluar pothuajse gjysmën e jetës sime, 17 vjet. Jam divorcuar në moshën 34-vjeçare, kanë kaluar tashmë 3 vjet.

Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy. Për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin…

Unë jam rritur me një familje shumë të shëndetshme dhe jam rritur me frymën që gjithmonë do të kisha një familje ideale, familjen perfekte. Dhe ishte ëndrra ime ta realizoja me sukses. Divorcin e quaj si një dështim timin.

Duke marrë në konsideratë, që unë jetoja me një standard jetese shumë të mirë, jam munduar të mbaj të njëjtin standard. Sigurisht tani ka qenë më e vështirë sepse jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir. Por forca dhe energjia për të punuar nuk më ka munguar. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Jam e bindur që shumë femra e gjejnë veten tek unë. Është shumë e vështirë të marrësh një inisiativë të tillë. Kam qenë si Liza në Botën e Çudirave kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime. Ishte një dashuri sublime. Kur rritesh vë logjikën mbi ndjenjat.

Kanë qenë shumë momente. Jam qenie njerëzore, gaboj, kam marr vendime të shpejta, kam reaguar në një mënyrë siç nuk duhej të reagoja. Por mendoj se eksperienca e jetës të vlen për të gjetur zgjidhjen, pse jo edhe për të mos gabuar, për të reflektuar”, u shpreh Jonida.

You may also like