Ndezja e zjarreve nga moti i nxehtë, Mehaj: FSK-ja e gatshme për reagim

by admin
Spread the love

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të gatshëm për reagim në rast se vala e motit të nxehtë sjell ndezje të zjarreve.

Mehaj, mes tjerash, thotë se janë në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës, njofton Klankosova.tv.

“Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar”.

Tutje, Mehaj apeloi tek qytetarët që të shpenzojnë racionalisht ujin si dhe të mos ndezin zjarri në ambiente të hapura.

“Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret. Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm. Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar”.

“Por, kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale. Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

You may also like