Ndeshjet e Conference League/ Roma turpërohet, humbet dhe Tottenham

by admin
Spread the love

Bodo/Glimt shkakton befasinë më të madhe në ndeshjet e javës së tretë të Conference League.

Skuadra norvegjeze shkatërroi totalisht Romën e Jose Mourinhos me rezultatin tenistik 6-1 në një sfidë ku verdhekuqtë u panë krejtësisht të shpërfytyruar. Botheim me 3 gola, Berg , Solbakken dhe pellegrino ishin ata që çuan në ferr skuadrën italiane që shënoi golin e vetëm me Carles Perez kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën e Bodo/Glimt që mori edhe kryesimin në Grupin C me 7 pikë duke e zbritur Romën në vendin e dytë
nuk bëri më mirë as Tottenhami që u mund në Holandë nga Vitesse 1-0.

Vendimtar në këtë përballje u bë Wittek që shënoi golin e fitores për Vitessen e cila i merr vendin e dytë në renditjen e Grupit G tottenhamit, ndërkohë që në vendin e parë është Rennes me 7 pikë me skuadrën franceze që fitoi në fushën e Muras me rezultatin 2-1.

Ai që nuk gaboi në këtë javë të tretë të Conference League ishte Bazeli që mundi Omonia Nicosia me rezultatin 3-1. ishte kjo një fitore ku la gjurmën e tij edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Zhegrova, ndërkohë që për zviceranët shënuan edhe Millar e Arthur Cabral. Për Omonian barazoi përkohësisht Jordi Gomez me 11 metërsh


Top Channel

You may also like