Ndeshja në Kolumbi ‘ashiqare’ e trukuar, lojtarët hapin portën pasi që kundërshtarëve iu duhej fitorja

by admin
Spread the love

Union Magdalena, skuadër futbolli në kategorinë e dytë në Kolumbi, siguroi pjesëmarrjen në play off-in e kategorisë më të lartë të këtij vendi falë fitores 2-1 në fushën e Llaneros.

Asgjë e jashtëzakonshme sa i përket rezultatit, por nëse sheh me kujdes golat e shënuar nga ekipi mik, është thjesht për të vënë duart në kokë.

Futbollistët e Llaneros, që realizuan një gol mjaft të bukur me Echeverri Gil, hapën portën në shtesë, duke pësuar dy herë brenda dy minutave lojë (90+6’ dhe 90+7’).

Një mënyrë e turpshme dhe e dënueshme për të arritur objektivin, ku përgjegjësia shkon për futbollistët e ekipit vendës. Për këtë skenë të pahijshme reagoi nëpërmjet një postimi në Twitter edhe futbollisti kolumbian i Juventusit në Serinë A, Juan Cuadrato:

“Bukur shumë, bukur shumë, çfarë mungese respekti ky goli i Unionit!”

You may also like