Ndeshja më e rëndësishme e dekadës, Pioli me ide të qarta ndaj Sassuolos

by admin
Spread the love

Ndeshja më e rëndësishme e vitit. Jo vetëm kaq, por edhe e dekadës së fundit. Milani zbret në “Mapei Stadium” për të luajtur titullin kampion. Përballë Sassuolos, në aktin e fundit të këtij sezoni të Serie A, skuadra e Piolit do të ketë nevojë për vetëm 1 pikë për të shkurorëzuar Interin dhe për të ndezur tifozët kuqezi.

Rreth 18 mijë të tillë priten në Reggio Emilia për këtë ndeshje, ku vetëm një pjesë do të kenë mundësinë që të futen në stadium. Për pjesën tjetër, një plan masash special, duke qenë se do të ketë tifozë milanistë nga të gjithë qytetet italiane, me autobusë të shumtë që do ta ndjekin ekipin e për të nisur menjëherë festën pas përfundimit të 90 minutëshit.

Sa i përket formacionit, ndoshta dyshimi i vetëm për trajnerin Pioli do të jetë sulmuesi kryesor. Me Giroud, i cili në 14 ndeshje radhazi si titullar nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme së fundmi, ndoshta emri i Ante Rebic mund të jetë zgjidhja që Pioli të bëjë në sfidën e fundit.

Me këtë dyshim, pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjtë me Menjo në portë dhe katërshen përpara tij Calabria e Hernandez nga krahët dhe dyshja Tomori-Kalulu në qendër.

Kessie e Tonali para mbrojtjes ndërsa Leao, Krunic e Selmakers do të jenë në mbështetje të sulmuesit kryesor, që me gjasë do të jetë sërish Olivier Giroud.

Për festën speciale të titullit, edhe ultrasit shqiptarë të Milanit, nën kujdesin e Milan Club Albania, do të jenë të grumbulluar në sheshin Skënderbej për të ndjekur sfidën në ekranin gjigant me Oversport. /oversport.tv

You may also like