Ndërron jetë ylli telenovelave meksikane

by admin
Spread the love

Aktorja dhe producentja e njohur meksikane, Carmen Salinas ka ndërruar sot jetë në moshën 82-vjeçare. Ajo kishte pësuar një goditje në tru së fundmi dhe prej javësh ishte në koma.
Lajmi u konfirmua nga familja mbrëmjen e kaluar me një postim në Twitter. Ajo ka qenë e vlerësuar si një prej aktoreve më të mira të ekranit meksikan dhe ka luajtur role shumë të njohura ndër vite. Salinas luajti si protagoniste në më shumë se 100 telenovela dhe filma meksikanë.
Kur pësoi goditje në kokë, Salinas ishte duke xhiruar melodramën televizive “Mi fortuna es amarte”, në të cilën luante rolin e damës së madhe të Dona Margarita Domínguez. Ajo ka qenë e njohur edh për publikun shqiptar në disa role telenovelash./revistawho.com

You may also like