Ndërron jetë monarku i fundit i Greqisë/ Kostandinos Glisburg mbretëroi nga viti 1964 deri në vitin 1974

by admin
Spread the love

Monarku i fundit grek Kostandinos Glisburg, ka ndërruar jetë të martën në mbrëmje në Athinë.

Ai mbretëroi në Greqi nga viti 1964 deri në vitin 1974, vit ku e largoi nga froni një referendum, në të cilin 69% e grekëve i thanë jo monarkisë.

Gliksburg pranoi rezultatin e referendumit dhe u largua nga vendi deri në vitin 1992, vit në të cilin qeveria e Kostandinos Mitsotakis (babai i kryeministrit aktual Qyriakos Mitsotakis), iu ktheu disa prej pronave por jo titujt.

Tentativa e tij për tu përfshirë nën skenën politike greke indirekt dhe nëpërmjet metodave komplotiste, detyroi kryeministrin Andrea Papandreu ti heqë shtetësinë greke dhe gjithë pronat që i ishin dhënë prej Mitsotakis.

Në vitin 2000 gjykata europiane e të drejtave të njeriut i dha të drejtë e konvertimit të një pjese të pronave dhe dënoi Greqinë duke e detyruar ti paguajë gati 14 milionë euro si dhe ti kthejë pensionin e mohuar si ish krehu i shtetit grek.

Ish-mbreti Kostandinos njihej si një njeri i profilit të ulët dhe jo konfliktual. Ai u gjend në disa raste në qendër të përplasjes mes politikës dhe gjeneralëve të juntës ushtarake greke,çka e ktheu në një figurë aspak të pëlqyer për gjithë fashën e politikes, por edhe prej vetë popullit grek.

Ai pati një rol aktiv në marrjen e olimpiadës të vitit 2004 prej Greqisë, ndërsa më herët ka marrë disa medalje olimpike në gara sportive në të cilat përfaqësonte Greqinë.

Mbreti Kostandinos ishte nip i mbretëreshës Elisabet dhe kushëri i mbretit aktual të Anglisë Karolos. Ai është vëllai i ish-mbretëreshës së Spanjës Sofia dhe nip i mbretëreshës së Danimarkës.

Ende nuk ka detaje të ceremonisë mortore, por mësohet se ish-mbreti Kostandin ose mbreti pa mbretëri siç quhej në sallonet europiane, kishte shprehur dëshirën të varroset pranë prindërve të tij në varret mbretërore të Tatoit.


Top Channel

You may also like