Ndërhyrja e Xavit jep efekt, Sergi Roberto pranë rinovimit me Barcelonën

by admin
Spread the love

Sergi Roberto do të rinovojë me Barcelonën. Të paktën kështu raporton “Sport” që shkruan në artikullin e saj se lojtari polivalent ka gjetur marrëveshjen me klubin katalanas edhe për të paktën një sezon.

Sipas të njëjtit burim, vendimtar në këtë vendim ka qenë ndërhyrja e trajnerit Xavi Hernandez i cili i kërkoi edhe njëherë të dyja palëve të hapnin negociatat. Për rrjedhojë në diskutimet e fundit ata kanë gjetur marrëveshjen dhe tashmë Sergi Roberto do të rinovojë deri në vitin 2023.

Një tjetër pikë kyçe në këtë marrëveshje ka qenë edhe dakordësimi i lojtarit për të ulur ndjeshëm pagën e tij. Ai tashmë do të përfitojë gjysmën e rrogës së tij të vjetër te Barcelona. Kontrata e tij aktuale skadon në fundin e këtij sezoni dhe mediat në Spanjë më parë e konsideronin të sigurt largimin e tij. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

You may also like