Ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, ja reagimi i Delegacionit të BE-së

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë ish presidenti i republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.

Mesazhi erdhi përmes një postimi në Facebook, ku delegacioni shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE.

Kujtojmë se ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë.

Edhe më herët ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

You may also like