Ndarja e detit me Greqinë, Idrizi: Të hiqet ligji i luftës

by admin
Spread the love

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha në emisionin “Log” me gazetar Endri Xhafo se Greqia duhet të heqë ligjin e luftës , në mënyrë që raporti Shqipëri-Greqi të bëhet më miqësor.

Idrizi tha se minimumi që mund të bënë dy vendet për të përparuar në zgjidhjen e çështjes së detit është heqja e ligjit të luftës dhe përqendrimi të të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë.

“Jam plotësisht dakord që Rama të ketë marrëdhënie shumë të mira edhe personale sidomos me vendet fqinje. Besoj që nuk mund të flitet për marrëdhënie të mira të këqija me Greqinë ne e kemi fqinj. Raportet e mira kalojnë me heqjen e ligjit të Luftës, minimumi që duhet bërë është përshpejtimi i heqjes së ligjit të luftës dhe të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Marrëveshja e ujërave është e rëndësishme. Shqipëria e ka kufirin e saj që në 1926.”-shprehet Idrizi.

Nga ana e tij analisti, Mentor Nazarko, tha se zgjidhja e çështjes së detit do të marrë kohë.

“Akoma nuk kanë dakordësi Rama Mitsotakis. Duhet që të ketë negociata për ta formuluar atë tekstin që do i shkojë Gjykatës. Ai tekst ka proceduar të brendshme.”-tha Nazarko.

You may also like