Ndalohet marinsi amerikan pas gjetjes së 14-vjeçarjes së zhdukur në bazën ushtarake të Pendleton (fotot)

by admin
Spread the love

Një marins i ushtrisë së SHBA është arrestuar pasi një vajzë 14 vjeçare e shpallur e zhdukur është gjetur në bazën e Pendleton në San Diego, familjarët e së cilës thonë se mbahej si skllave seksi dhe se ishte përdhunuar nga ushtaraku.

Vajza adoleshente me paaftësi mendore besohet se është larguar nga shtëpia e saj më 9 qershor dhe u raportua e zhdukur nga gjyshja më 13 qershor, sipas policisë së San Diego.

Ajo ishte gjetur në kazerma nga policia ushtarake më 28 qershor, rreth 20 ditë pasi u shpall e zhdukur, tha tezja e saj Casaundra Perez.

“Ajo u gjet në kazerme nga policia ushtarake. Është shitur te ushtari për seks”, thotë Perez në një video në rrjetin TikTok për cështjen.

Policia konfirmoi gjithashtu se vajza ishte gjetur brenda në kazerma, ndërsa gjyshja e saj tha se ishte larguar dhe herë të tjera por ishte kthyer gjithmonë, sipas rrjetit NBC 7 – San Diego.

Marinsi i paemëruar i batalionit të logjistikës ishte ndaluar për t’u marrë në pyetje, njoftonte kapiten, Chuck Palmer duke shtuar se ndaj tij ende nuk janë ngritur akuzat.

Por Perez akuzon ushtrinë për mbulim të skandalit dhe të përdhunimit të mbesës së saj, duke thënë se i gjithë kampi ushtarak ka përgjegjësi.

“Realiteti është se i gjithë impjanti ka lejuar që kjo të ndodhë. Ajo është parë nga siguria e bazës dhe është lejuar të hyjë, edhe pse është minorene dhe nuk mund të japë miratim për seks”, tha ajo.

Ushtria nuk ka komentuar më shumë prej vijimit të hetimeve ndërsa vajza është kthyer te gjyshja e saj.


Top Channel

You may also like