Ndalet turpërimi i futbollit portugez/ Benfica shënoi 7 gola, por ndeshja regjistrohet 3:0

by admin
Spread the love

Një skenë e rrallë po ndodh në ligën kryesore të Portugalisë. Skuadra e Belenenses startoi ndaj Benficas me 9 lojtarë, kjo pasi të tjerët futbollist ishin me Covid19, njofton Insporti.

Me 9 lojtarë, prej tyre dy portierë, Belenenses nuk ka të mundur ta bëjë asnjë zëvendësim dhe vetëm në pjesën e parë pranoi 7 gola.

Megjithatë, ky turpërim u ndërpre në pjesën e dytë, dhe fitorja 7:0 do të regjistrohet 3:0.

Ndryshe, nga nëntë futbollistët, vetëm tre – Álvaro Ramalho, Diogo Calila dhe Boni Trova – kanë pasur tashmë minuta në Ligën e 1-të këtë sezon, ndërsa pjesa tjetër u përdoren në U-23.

/Insporti.com

You may also like